At e bir janë vënë arrestuar nga policia e Mirditës në orët e para të mëngjesit të sotëm, pasi lëviznin të armatosur në Reps. Policia pasi u informuat nga qytetarët, u vu menjëherë në ndjekje të tyre. Gjatë kontrolleve, 50-vjeçarit me iniciale I.Sh. dhe djalit të tij 16-vjeçar iu gjetën dhe sekuestruan 1 automatik, fishekë dhe 1 çifte.
Njoftimi i Policisë Mirditë
Policia informohet nga qytetarët, arrestohen në flagrancë 2 shtetas, sekuestrohen armë zjarri
Një qytetar denoncoi përmes një telefonate në orët e para të mëngjesit tek nr. 112, se 2 shtetas po lëviznin me armë zjarri në Reps.
Forcat policore të Komisariatit të Policisë Mirditë, u organizuan dhe në adresën e denoncuar nga qytetari, kapen në flagrancë shtetasit I.Sh. 50 vjeç dhe djalin e tij 16-vjeçar, banues në Mirditë. Gjatë kontrollit u gjetën 1 armë zjarri automatik, fishekë si dhe 1 armë gjahu me fishekë.
Ata u arrestuan për veprat penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake e municionit”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të gjahut dhe sportive, kryer në bashkëpunim” dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë. /abcnews.al