Finalizohet nga Forca e Posaçme “Shigjeta” dhe Komisariati i Policisë Nr.2, operacioni policor i koduar “Again” . Lëvizte i armatosur me armë zjarri pistoletë dhe lëndë narkotike si pasagjer në automjet, vihet në pranga 50-vjeçari.
50-vjeçari, i dënuar disa herë për armëmbajtje, për lëndë narkotike dhe për vjedhje me dhunë. Në pranga ra dhe drejtuesi i automjetit një 40 vjeçar për moskallëzim krimi.
Ndërkohë është sekuestruar arma e zjarrit, lënda narkotike si dhe automjeti tip ‘Volkswagen”.
Dy shtetasit 40 vjeç dhe 50 vjeç po lëviznin të armatosur, në automjet, në rrugën “Ramazan Demneri”. Gjatë kontrollit fizik të shtetasit, sherbimet e Policisë gjetën e sekuestruan një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një sasi lëndë narkotike kanabis. / abcnews.al