Policia e Shtetit ka kryer ndryshime në disa struktura drejtuese në nivel komisariatesh, duke emëruar drejtues të rinj në disa qytete të vendit.
Sipas vendimeve të fundit, Feliks Hoda është emëruar Shef i Komisariatit të Policisë në Vlorë. Më herët, ai mbante detyrën e Shefit të Komisariatit Nr. 4 në Tiranë. Në këtë komisariat, është emëruar Florent Sulçe, i cili më parë shërbente si zëvendësshef në të njëjtën strukturë.
Ndryshime janë bërë edhe në disa komisariate të tjera, ku janë emëruar:
- Elton Shahini – Shef i Komisariatit të Krujës
- Sentiljan Ndreu – Shef i Komisariatit të Laçit
- Arben Sulaj – Shef i Komisariatit të Lezhës
- Andi Deda – Shef i Komisariatit të Shijakut
- Bilal Selmanaj – Shef i Komisariatit të Dibrës
- Elvis Peza – Shef i Komisariatit të Mirditës
- Oltion Gjoni – Shef i Komisariatit të Matit
- Ergys Gjoni – Shef i Komisariatit të Bulqizës
Këto ndryshime janë pjesë e riorganizimeve të brendshme në strukturat vendore të Policisë së Shtetit.



