Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Lëvizje të reja në Partinë Demokratike, Alibeaj mbledh Grupin Parlamentar

schedule10:23 - 13 Shtator, 2022

schedule 10:23 - 13 Shtator, 2022

Lëvizje të reja në Partinë Demokratike. Edhe pse shtatori përfytyrohej si një muaj që mund të sillte një bashkim në PD, kjo parti vijon të jetë e ndarë. Së fundmi një lëvizje ka ardhur nga grupi i Alibeajt. Mësohet se në orën 13:00 do të mbledh Grupin Parlamentar në Kuvend. Pak ditë para nisjes së sesionit të ri parlamentar, deputetë e PD-së, u mblodhën për të diskutuar se si do të vijojnë aksionin e tyre politik. 28 deputetë ishin të unifikuar në rikonfirmimim e Enkelejd Alibeajt si kryetar grupi dhe kërkuan që ai të ketë një rol më aktiv dhe më vendimmarrës në lidhje me punën e grupit.

Nga ana tjetër, Sali Berisha, thirri në fillim të muajit, mbledhjen e kryesisë. Në këtë takim u diskutua mbi aksionin politik opozitar të PD-së, si dhe ngritja e grupeve të punës.
Ndërkohë kreu i Grupit Parlamentar, Enkelejd Alibeaj ka prezantuar prioritete e opozitës për këtë vit.

Alibeaj në mbledhjen e Kryesisë ka propozuar tre prioritete që grupi i tij ka për sesionin e ri parlamentar, bazuar në tre shtylla kryesore:



I. Reforma legjislative;
II. Mbrojtja e interesit të qytetarëve;
III. Kontrolli parlamentar.
Këto prioritet po ashtu Grupi i PD-së, i ka ndarë në 4 nënkapituj. Konkretisht:
1. Reformen Antikorrupsion
2. Kërkesa për ne GJK për bordin e naftes
3. Paketa ekonomike-energjitike
4. Lista e 4 aferave

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!