Mbrojtësi i Romës, Alessandro Florenzi, duket se është drejt largimit nga kryeqyteti italian. Në mediat italiane raportohet se italiani do të transferohet në La Liga, konkretisht tek Valencia.
Deri tani nuk ka asgjë zyrtare nga të dy klubet, por flitet se lojtari i kombëtares italiane do t’i bashkohet spanjollëve në formën e huazimit për 6 muaj. Florenzi pritet që të mbërrijë në Spanjë këto ditë, për të firmosur kontratën e tij me Valencian.
28-vjeçari është në sezonin e tij të nëntë tek Roma. Italiani numëron 1002 minuta lojë këtë sezon dhe është një nga pikat më të rëndësishme të ekipit romak. /abcnews.al
Alessandro Florenzi from AS Roma to Valencia! The agreement has been reached and the right back will join Valencia on loan for 6 months. He’ll be in Spain soon to sign his contract. ?? @DiMarzio @SkySport #transfers #Valencia
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 29, 2020