Disa lojtarë të Barcelonës në këtë sezon nuk kanë pasur shumë minuta në dispozicion dhe vetë trajneri Koeman ka lënë të kuptohet se do të ketë lojtarë të larguar në këtë merkato.
Pasi Carles Alena la “Camp Nou”-n për të kaluar te Getafe një tjetër mbrojtës do të largohet nga Barcelona. Junior Firpo është vazhdimisht në hijen e Jordi Alba dhe minutat në dispozicion për të kanë qenë minimale.
Në këtë merkato ai pritet të huazohet dhe Napoli është klubi i interesuar për të. Krahu i majtë te skuadra e Gattusos është një pikë e dobët, aq sa Hysaj ka lënë krahun e djathtë dhe është spostuar në të majtë për të mbuluar hapësirat e lëna.
Ardhja e Firpos do ishte një afrim shumë cilësor për napolitanët, teksa nuk përjashtohet as blerja e tij në fund të periudhës së huazimit. Zbarkimi i spanjollit do të minimizonte edhe minutat për Hysajn, i cili nuk është titullar fiks tashme, kur 6 muaj më pas i skadon kontrata. /abcnews.al