I pyetur pse nuk tentoi për një lëvizje të tretë brenda opozitës, kreu i grupit parlamentar të PD, Gazmend Bardhi, u shpreh në “Real Story” se qëllimi nuk është ndarja e opozitës, por gjetja e një zgjidhje.
Ai i ka bërë thirrje kolegëve që nuk është lufta e opozitës zgjidhja për opozitën, por është ftohja e mendjeve.
“Në gjykimin tim nuk është ndarja në pjesë e opozitës, është bërja e të gjithëve bashkë dhe gjetja e një zgjidhje. Edhe unë jam besimplotë dhe vazhdoj ta përsëris nëse ne vazhdojmë ta bëjmë funksionale opozitën, unë shkoj deri te vota dhe votuesit do duhet të dinë çfarë idesh kam unë. Çfarë zgjidhjesh ofroj unë.
Unë që të kem mundësi ta shfaq këtë, nuk e shfaq dot në gjendje lufte brenda vetes. Unë gjykoj që do ta arrij këtë gjendje qetësie. Unë i bëj thirrje kolegëve të mi që nuk është lufta e opozitës zgjidhja për opozitën, por është ftohja e mendjeve. Ne kemi qene me mendje të nxehta gjatë gjithë kësaj kohe”./abcnews.al