Rusia ka marrë masa të ashpra në përpjekje për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Të gjithë kufijtë janë mbyllur, ndërsa 12 milion banorë në Moska janë urdhëruar të qëndrojnë në shtëpi.
Qytetarët do të lejohen të dalin vetëm për të blerë produktet e rëndësishme, për punë apo për nevoja të tjera urgjentë. Autoritetet gjithashtu kanë mbyllur qendrat tregtare dhe parqet e mëdha.
Ndërkohë mbyllja e kufijve nuk do të aplikohet për diplomatët rusë dhe për drejtuesit e kaionëve të mallrave.
Mbi 1.500 persona janë infektuar nga koronavirusi në Rusi, ndërsa deri më tani janë shënuar 8 viktima. Në ditët në vijim pritet të ketë një rritje të numrit të rasteve dhe për këtë arsye autoritetet janë detyruar të marrin masa. /abcnews.al