Lëvizje agjenturore apo …? Tre veprimet e mistershme të rusëve në Shqipëri

schedule22:42 - 20 Gusht, 2022

schedule 22:42 - 20 Gusht, 2022

Tre persona të dyshuar si agjentë rusë janë arrestuar pasditen e së dielës në Uzinën e Përpunimit të Armëve në Gramsh.

Në momentin që janë pikasur nga ushtarët shqiptarë të cilët kishin si detyrë ruajtjen dhe mbrojtjen e Uzinës, tre persona me shtetësi të huaj kanë tentuar të hyjnë fshehurazi në objekt.

Ushtarët shqiptarë Ardi Bici dhe Ardjan Xhaka janë afruar menjëherë, por në moment janë sulmuar nga tre personat, ku njëri prej tyre ka përdorur spraj duke lënë të plagosur dy ushtarakët tanë.

Ndërkohë që tre personat janë arrestuar nga Drejtoria e Policisë së Elbasanit dhe më pas janë marrë në pyetje nga antiterrori.

Gjatë ndalimit janë sekuestruar tre pasaportat e që këta persona mbanin me vete, ku rezulton se dy kishin nënshtetësi ruse dhe njëri ukrainasë.

Gjithashtu në çantën e njërit prej shtetasve të huaj janë gjetur aparatura spiunazhi, ku në çipet e tyre kishte foto të Uzinës.

Gjatë marrjes në pyetje tre shtetasit e huaj kanë deklaruar se janë turistë, por ajo që ngre edhe më shumë dyshimet për agjentë të spiunazhit rus, janë pikërisht sendet e gjetura brenda në çantë.

Por kjo nuk është hera e parë që agjentë rusë i afrohen bazave ushtarake shqiptare.

Rusë në bazën ushtarake të Pashalimanit

Në 14 tetor të vitit 2014-të tre shtetas rusë u ndaluan pranë bazës ushtarake të Pashalimanit, pasi dyshoheshin se ishin agjentë të FSB-së.

Në momenitn e ndalimit ata theksuan se ishin gazetarë dhe se kishin ardhur në Shqipëri për të bërë një dokumentar për vendete anëtare të NATO-s.

Por e gjithë kjo ngjarje mbeti sekret për rreth 1 vit për publikun shqiptar. Ndërkohë që ardhja e rusëve në Pashaliman është diskutuar në atë kohë edhe në zyrat e NATO-s, pas dyshimeve të forta se agjentët e FSB-së po mblidhnin informacion mbi të gjitha bazat ushtarake të vendeve të NATO-s.

Mes rusëve të ndaluar në bazën e Pashalimanit ishte edhe Sergej Belous, një emër jo i panjohur për mediat ruse. Sergeji Belous një muaj para se të shihej në Pashaliman ishte ndaluar në Kosovë, ndërsa në vitin 2013-të ai ka qenë i arrestuar në Ukrainë, po për dyshimet se ka qenë agjent.

Vdekja e mistershme e 4 rusëve në Qerret dhe lidhjet me ushtrinë

Në 15 tetor të vitit të shkuar 4 turistë rusë u gjetën të vdekur në një hotel në zonën e Qerretit në Durrës.

Nataliia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç, Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe, janë shtetasit rusë të cilët u gjetën të vdekur në Hotel.

Vdekja e tyre mbettë ende një mister, për shkak se nga hetimet e bëra ende nuk ka asnjë rezultat konkret.

Ndërkohë që jozyrtarisht ka qarkulluar lajmi se vdekja e tyre mund të mos ketë ardhur nga asfiksia sipas të dhënave që u thanë fillimisht, por që mund të jenë vrarë me injeksion nga ana e agjentëve rusë, kjo dhe për të shkuarën e Sergei Burenkov, i cili kishte mbajtur poste të larta në ushtrinë Ruse.

Para se të akomodoheshin në Qerret, shtetasit rusë kishin lëvizur nëpër Shqipëri, pasi kishin ardhur që para një jave, bashkë me një grup tjetër turistësh rusë.

Ndërkohë që edhe në raportet e SHISH të cilat u bënë publike këtë viti flitej për shtim të lëvizjes së agjenturave të huaja në vendin tonë.

Madje në një rast agjenti i huaj kishte arritur të infiltrohej deri në presidencë, ku i premtonte mikut të tij shqiptar një bursë për djalin e tij.

Gjithashtu lëvizje të dyshimta janë parë edhe në ishullin e Sazanit ku u gjetën aparatura të dyshimta, të cilat më pas u tha se mund të jenë vendosur nga trafikantët për të mos u zbuluar pasi pengonin radarin.

/Taulant Halili/ Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!