Lëvizja studentore pro Palestinës po përhapet në të gjithë Europën

schedule09:53 - 8 Maj, 2024

schedule 09:53 - 8 Maj, 2024

Lëvizja studentore pro-palestineze po vazhdojnë të përhapen në Europë, me  bllokada të ambienteve të universiteteve kryesisht në Francë, Gjermani, Holandë dhe Zvicër

Në Paris, policia ndërhyri sërish të martën përpara Fakultetit të Shkencave Politike (Science Po) në Paris për të shpërndarë protestuesit pro-palestinezë.

Në të njëjtën kohë, në mbrëmje, forcat e rendit larguan studentët në auditorin e Universitetit të Sorbonës në shenjë “solidariteti” me palestinezët në Rripin e Gazës dhe “kundër shtypjes së lëvizjeve studentore pro-palestineze” që po përhapen në Europë.

Në Holandë, protestuesit pro-palestinezë organizuan u mblodhën përpara Universitetit të Amsterdamit (UvA), një ditë pas përleshjes mes studentëve dhe policisë.

Në Universitetin e Utrecht, rreth 40 kilometra në jug të Amsterdamit, policia shpërndau protestuesit. Në Gjermani, mobilizimet studentore pro-palestineze janë aktualisht në shkallë më të vogël dhe janë të përqendruara kryesisht në Berlin dhe Këln.

Në Austri, dhjetëra studentë ngritën tenda dje në ambjentet e Universitetit të Vjenës me pankarta ku shkruhej “rezistenca është ndërkombëtare” dhe “Izraeli vret”.

Në Zvicër është përhapur lëvizja studentore pro-palestineze, duke pushtuar hapësirat universitare në Lozanë dhe Gjenevë.

Studentët po bëjnë thirrje për një “bojkot akademik” të universiteteve izraelite, duke përfshirë shpalljen e armëpushimit, rikthimin e financimit të agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRËA) dhe fundin e pushtimit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!