Shkëndija vazhdon të mbajë lart standardin e saj dhe të marrë disa nga lojtarët më të mirë të rajonit tonë. Së fundmi raportohet se klubi nga Tetova është në kontakte me një nga talentet më të mëdha maqedonas, David Babunski.
Kontrata e fantazistit me Botasanin, ku laujnë Realdo Fili dhe Enriko Papa, përfundon pas vetëm dy ditësh dhe atij i duhet të shohë për një klub të ri. Nga Maqedonia raportohet se Shkëndija e kontaktuar mesfushorin dhe është në tratativa konkrete për ta transferuar në muajin e ardhshëm.
Babunski e nisi karrierën e tij në akademinë e Barcelonës dhe konsiderohej si një nga lojtarët më të talentuar në Maqedonisë, por fatkeqësisht ai nuk arriti asnjëherë të debutojë me ekipin e parë të katalanasve.
Më pas ai provoi të luajë me ekipe si Crvena Zvezda, Yokohama, Omnia dhe Botosani, që ishte stacioni i fundit i 26-vjeçarit. Nëse ky transferim realizohet, mediet maqedonase e reklamojnë si lëvizjen më të bujshme të janarit. Babunski vjen te Shkëndija si zëvendësim për Valon Ahmedin, i cili ka shumë oferta dhe do të largohet në janar. /abcnews.al