“Me blinda në zonën e ISIS”! Konsulli i Shqipërisë në Liban tregon si u nxorën fëmijët nga kampi

schedule20:46 - 26 Tetor, 2020

schedule 20:46 - 26 Tetor, 2020

Konsulli i Shqipërisë në Liban, Marc Ghorayeb ishte njëri nga njerëzit që morën pjesën në operacionin e shpëtimit të shqiptarëve në kampin “Al Hol”. Ai tregoi çastet e vështira të operacionit dhe momentin final, ndërsa objekti i radhës është nxjerrja e të gjithë shqiptarëve nga kampi. Ghorayeb e konsideroi kampin e Al Hol si kampin e ferrit.

“Kryeministri më dha mua një leje të posaçme për të vazhduar më tej këtë punë, për të sjellë në shtëpi këta fëmijë, të cilët ishin në një kamp, që quhet kampi Al Hol, por në fakt do doja të theksoja se është kampi i ferrit. Filluam negociatat një vit më parë dhe koronavirusi u shfaq dhe së bashku me gjeneralin Abaz Ibrahimi, ne e forcuam marrëdhënien, i cili u dha urdhër gjeneralëve të tij që ta shikonin këtë çështje ditë për ditë.

Ka qenë e vështirë, se kemi qenë me makina të blinduara e njerëz të armatosur, sepse zona ka prezenca të ISIS. Ata na dhanë 25 forca të armatosura për të qenë me ne për të na shoqëruar. Nuk duhet të humbas meritat për këta dy oficerë. Oficerët e Anti-terrorit kanë qëndruar plot 4 javë, nuk kanë parë fëmijët e gratë e tyre, ndërsa ne kemi qëndruar në provincën Kamishli për një javë.

Për sa i përket fëmijëve të tjerë do të sjellim pjesën e tjetër të mbetur të fëmijëve jetimë dhe grave të cilët nuk janë të përfshirë në krime. Të gjitha ata gra e baballarë që janë të përfshirë në krime do të japin llogari përpara autoriteteve dhe më pas do të shikojmë. Ne vazhdojmë negociatat me një pjesë të administratës siriane” tha ai./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!