Princesha Diana dhe Charles jetuan një martesë, e cila sigurisht nuk konsiderohet si një nga më të lumturat, pasi arritën në pikën e divorcit.
Mirëpo pas vdekjes së “Lady Dee” kanë dalë disa fakte të reja rreth raportit të tyre.
Njëri kishte të bënte me në një letër që ajo kishte shkruar ku përshkruante se burri i saj po planifikonte ta vriste, duke e nxjerrë thashethemet për të.
Ish-udhëheqësi i Scotland Yard John Stevens i tha së fundmi Daily Mail se ai kishte folur me Princin Charles për shënimin që princesha kishte shkruar në vitin 1995: “Burri im po planifikon një aksident me makinë, problem në frena dhe një goditje të rëndë në kokë”, në mënyrë që siç pretendonte ajo, të martohej me dadon e fëmijëve të tyre, Tigi Lee Burg
Ndërsa marrëdhënia me Camilën, nuk ishte gjë tjetër veçse “një shpërqendrim”, duke pretenduar se po tallej me të dyja.
Tigie ishte dado e William dhe Harry në 1993, menjëherë pas ndarjes së Charles nga Princesha Diana. Ajo vetë kishte shkuar për pushime me familjen mbretërore, duke krijuar një marrëdhënie të ngushtë me ta.
Sipas raporteve të reja, Princesha Diana besonte me vendosmëri se Tigi dhe Charles ishin në një lidhje kur Martin Bashir i tregoi dokumente të rreme që vërtetonin se dado kishte bërë një abort pasi mbeti shtatzënë nga princi./abcnews.al