Letra e Biden: Vuçiç në mbledhje urgjente me Këshillin Kombëtar të Sigurisë

schedule08:54 - 9 Shkurt, 2021

schedule 08:54 - 9 Shkurt, 2021

Ministri i mbrojtjes Nebojsha Stefanoviç, pas një mbledhjeje urgjente të Këshillit Kombëtar të Sigurisë në Beograd është shprehur se çështja e Kosovës dhe e Metohisë ishin tema kryesore e mbledhjes.

”Tema më e rëndësishme e takimit tonë ishte gjendja aktuale në territorin e Kosovës dhe Metohisë ku kemi situatë komplekse të sigurisë. Kjo është në aspektin politik dhe të sigurisë. Natyrisht folëm për atë se çka po ndërmarrin institucionet tona shtetërore  për të ruajtur stabilitetin në krahinën tonë jugore. Para së gjithash ne duam të mbrojmë popullatën serbe atje”, është shprehur kreu politik i ushtrisë serbe.

Ndërkohë temë tjetër e rëndësisë së veçantë nga takimi i Këshillit ishte një letër që u bë publike të dielën dhe e cila mban datën 5 Shkurt.

Në të presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ia uron homologut serb Aleksandër Vuçiç 15 shkurtin, ditën e shtetësisë së Serbisë.

E në pasazhin tjetër e përmend kushtin e kushteve për normalizimi në rajon e Evropë. Kosova e Serbia duhet të marrëveshjen me njohje reciproke.

”I patë disa letra uruese për ditën e shtetësisë. Numër i madh i politikanëve në krahinën tonë jugore po i gëzohen këtyre letrave”, shtoi Stefanoviç

Vetë presidenti Vuçiç tha të dielën se e ka bërë të qartë  qysh në Washington më 4 shtator 2020 dhe e njëjta vlen dhe për Biden, ”unë nuk e kam ndërmend ta pranojë Pavarësinë e Kosovës”, deklaroi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!