“Letërsia e sotme shqiptare ka shumë dobësi”, Qose: Të rinjtë nuk e lexojnë, pasi në vendin tonë nuk jetohet me punë intelektuale

schedule09:24 - 18 Dhjetor, 2024

schedule 09:24 - 18 Dhjetor, 2024

Kryetarja e Akademisë së të Rinjve dhe pedagogia e letërsisë, Belfjore Qose u shpreh në emisionin “Pas Mesnate” se letërsia e sotme ka shumë dobësi, pasi ka shumë shkrimtarë të mirë që meritojnë të lexohen, por nuk përkon realiteti i shumëçkaje.

Ajo ka theksuar se të rinjtë sot nuk lexojnë pasi kuptojnë që njëriu që jeton me punë intelektuale dhe sidomos me punë krijuese, është pothuajse e pamundur të jetojë në vendin tonë.

Më tej, Qose shtoi se ka studentë në auditore me nivele të ndryshme, por që ka dhe nga ata që lexojnë dhe përpiqet t’i angazhojë më gjerë.

Duhet të mbajmë dhe ne një peshë që e kemi bërë këtë shoqëri që të mos lexojë. Të mbajmë dhe ne një peshë, që një shoqëri nuk i jep vendin e duhur, njëriut që jeton me punë intelektuale dhe sidomos me punë krijuese, që është pothuajse e pamundur të jetosh në vendin tonë. Atëherë pse duhet një njëri që të lexojë kaq shumë kur nuk i jep asgjë. Unë personalisht si Belfjore dhe universitetin duhet ta bëjë idealisht për dije. Është koncept shumë më modern dhe i ri. Shkolla ka lindur për dijen, tjetër gjë se sot në kohët tona është për një profesion në kushtet e mbijetesës. Por ne si shoqëri kemi krijuar modele, ku nuk e ushqejmë këtë gjë. A duhet ne ta frymëzojmë të riun? A duhet dhe ne të bëjmë letërsi më shumë? Letërsia e sotme ka shumë dobësi, ka shumë shkrimtarë të mirë që meritojnë të lexohen, por nuk përkon realiteti i shumëçkaje. Nuk sheh të përfaqësohen shkrimtarët më të mirë në panele, apo në çmimet kombëtare, në çmimet në Panair. Nuk mund të jemi jo kaq jopërfaqësues të letërsisë së mirë.

Gjithmonë te studentët ka nivele të ndryshme. Gjithmonë ka një të të katërt që lexojnë. Unë përpiqem që jo vetëm ti lë të lexojnë, por edhe tua botojë nëpër revista, që t’i stërvisë më herët”, tha ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!