Lëshimi i 15 urdhër arresteve pas dëshmisë së Arben Tafanit, Kryeprokurori i Elbasanit: Hetimet ende vijojnë, janë dinamike

schedule10:38 - 28 Shtator, 2023

schedule 10:38 - 28 Shtator, 2023

Kryeprokurori i Elbasanit, Kreshnik Ajazi deklaroi se prokuroria ka lëshuar 15 urdhër arreste pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Arben Tafani.

Në një konferencë për mediat, me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Muhamet Rrumbullaku, Ajazi u shpreh se hetimet ende vijojnë dhe janë dinamike.

“Prokuroria ka zhvilluar hetimet për veprat penale, vrasje për gjakmarrje, armëmbajtje pa leje. Këto procedime i referohen dy ngjarjeve kriminale të ndodhura në vitin 2021. Janë administruar provat e plota që lidhen me autorët e dyshuar për këto ngjarje. Janë adminstruar prova edhe për disa ngjarje kriminale të ndodhura në disa qyetete. Autorët e dyshuar kanë vepruar për motive interesi. Më 27/09/2023 u lëshuan 15 urdhër arreste. Për të gjitha këto procedime, hetimet janë dinamike. Kemi fokus parandalimin e ngjarjeve kriminale, me qëllim vendosjen e autorëve para drejtësisë”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!