Leshaj në Shkodër: Vëmendje maksimale dhe garanci qytetarëve

schedule18:16 - 3 Prill, 2019

schedule 18:16 - 3 Prill, 2019

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ishte sërish në Shkodër sot, në një vizitë të tretë që prej të shtunës së kaluar  kur u ekzekutuan dy vëllezërit Astrit dhe Ibrahim Bilali. Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj pas takimit bliz në Prefekturë, u tha gazetarëve të Shkodrës se vizita e tij më e fundit lidhej me faktin se ai personalisht dhe qeveria po i jep vëmendje maksimale Shkodrës, për t’i dhënë garanci qytetarëve. Lleshaj i shoqëruar nga  Drejtori i Përgjithshëm të Policisë Ardi Veliu shkoi në Shkodër pasdite e kësaj të mërkure dhe për afro dy orë zhvilloi një takim me drejtues të policisë. Në këtë takim ishte edhe prefekti i ri i qarkut Shkodër, Valdrin Pjetri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!