Lerda m***: Dy ish-lojtarët e Partizanit qeshin dhe tallen me ish-trajnerin live në Instagram

schedule11:59 - 29 Prill, 2020

schedule 11:59 - 29 Prill, 2020

Labinot Ibrahimi dhe Jasir Asani, dy ish-lojtarët e Partizanit, mbrëmë vonë kishin zgjedhur të kalonin kohën duke bashkëbiseduar mes tyre në “Instagram” në lidhje lidhe “live”. Ata kanë folur për çështje të ndryshme, ndërkohë që edhe tifozët bënin pyetje ose komplimente për dy anësorët e krahut të djathtë.

Në një moment Ibrahimi, e tepron, kur Asani i kujton atij ish-trajnerin Franco Lerda. Mbrojtësi dardan nuk është se ka pasur ndonjë përplasje me italianin, pasi ai luajti vetëm në kupat e Europës dhe më pas kaloi te Prishtina.

“Mos e ofendo babanë e Labit tani, Lerdën”, thotë me shaka lojtari i huazuar tek AIK, ndërkohë që Ibrahimi “lëshohet” dhe thotë: “Lerda merda”. Nuk është se ka nevojë për përkthim, por me shumë mundësi, Ibrahimi, i cili nuk është shquar kurrë si një lojtar që bënte polemika, do jetë penduar për atë që ka thënë. / abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!