Lerda: Frikë askënd! Mua s’më kënaq barazimi, po ju?!

schedule12:35 - 6 Dhjetor, 2019

schedule 12:35 - 6 Dhjetor, 2019

Trajneri i Partizanit, Franco Lerda, foli në konferencë për shtyp para ndeshjes ndaj Bylisit. Strategu italian preku disa tema, kundërshtarin, golat e munguar, formacionin që pritet të rreshtojë dhe renditjen e Superiores.

BYLISI – “Bylisi është një skuadër që po bën mire. Është një nga surprizat e sezonit. Më ka lënë përshtypje të mirë në Tiranë. Do jenë të motivuar prej dy humbjeve. Ekipi ynë duhet të jetë i përqendruar dhe të japë maksimumin”.

GOLAT E MUNGUAR – “Nuk e kam thënë kurrë se kemi probleme me sulmuesit. Flas gjithmonë për skuadrën, jo për sulmuesit. Kam thënë që duhet të jemi konkretë, jo vetëm sulmuesit”.

FITORET MINIMALE – “Pse të shqetësohem për fitoret 1-0. Firmos t’i fitoj me këtë rezultat të gjitha ndeshjet”.

REZULTATI – “Jemi përgatitur për të bërë mirë, kemi punuar taktikisht dhe fizikisht. Është e vështirë të imagjinosh si do dalë ndeshja. skuadra është rritur dhe grupi është i shëndoshë. Rezultatet e kanë rritur skuadrën në aspektin psikologjik”.

FORMACIONI – “Nuk di të them diçka për formacionin, të shohim. Vendosim deri nesër për ata që e nisin nga fillimi. Nuk është e thënë të mos ndryshojë formacioni fitues. Kemi punuar psikologjikisht dhe mendoj se lojtarët janë gati”.

DERBI – “Çdo ndeshje është e rëndësishme. edhe pse luajmë derbin javën tjetër, kërkojmë të ruajmë vazhdimësinë”.

RESPEKTI – “E respektojmë, por nuk ka frikë. Duhet të respektojmë veten dhe të japim më të mirën  ndaj Bylisit”.

BARAZIM – “Nuk mendoj për barazimin, gjithmonë futemi në fushë për të fituar. Nuk e di si del rezultati, di që dua të fitoj. Çfarë ndodh në fushë nuk e di. Ti a mërzitesh kur barazon në kalçeto me shokët? Unë jo për vete. Partizanin gjithmonë e përgatis për të marrë fitoren”.

MERKATO – “Nuk e kemi mendjen te merkato, është herët. Të shohim ndeshjen e radhës me Bylisin”.

RENDITJA – “Kampionati është i ekuilibruar, nuk ka shumë shkëputje. Të gjitha skuadrat janë aty, përveç Flamurtarit dhe Luftëtarit. Me dy ndeshje ngjitesh në krye dhe nuk e mendojmë diferencën me skuadrat e tjera”, përfundoi Lerda./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!