Franco Lerda, trajneri i Partizanit, pas ndeshjes me Kukësin analizoi paraqitjen e skuadrës së tij në fushën e blertë. Në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport ai foli menjëherë pas ndeshjes dhe fillimisht deklaroi: “Jam i kënaqur. Lojtarët arritën ta interpretonin mjaft mirë ndeshjen. Me pak fat mund të merrnim diçka më tepër. Do t’i bëj komplimente lojtarëve që luajtën, kurse për ata që nuk luajtën nuk dua të flas. I bie që të flas edhe për ata që janë të dëmtuar dhe mungojnë. Nuk kemi sakrifikuar asnjë lojtar. Kemi luajtur me pesë në mesfushë. Idrizi dhe Trashi kanë luajtur si mesfushorë. Nuk e ndjemë mungesën e një tjetër mesfushori.
NDALIMI I LOJËS – “Trajnerit Duro i thashë që duhet të bëjmë një pakt, që topi të nxirrej jashtë vetëm kur ka goditje në kokë. Të gjithë bashkë duhet ta bëjmë diçka të tillë. Loja duhet të ndalet vetëm nga goditjet në kokë. Nuk mundet që lojtarët të rrinë të shtrirë në fushë për një kohë të gjatë. Kjo ul ndjeshëm ritmin e lojës. Rregullat e lojës janë të qarta, kështu funksionin futbolli edhe në Europë. Lojën e ndal gjyqtari. Ata gabojnë, siç gabojmë të gjithë. Te dueli i Rrocës me Alban Hoxhën, duhet të kishim një karton.
“Jam i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve. Kukësi ka cilësi të mira. Me pak fat skuadra do kishte marrë diçka më tepër. Më kënaq fryma e grupit dhe loja e skuadrës. Renditja në këto momente nuk ka shumë vlerë, më shumë vlerë ka forma e skuadrës. Faza ofensive më pëlqeu shumë. Si me Malën, ashtu edhe me Korderon, apo dhe me Trashin, kemi rrezikuar”, përfundoi Lerda. /abcnews.al