“Leonardo Da Vinçi” vjen në Tiranë me 17 vepra të riprodhuara

schedule15:05 - 20 Korrik, 2019

schedule 15:05 - 20 Korrik, 2019

Te hënën  në muzeun historik kombëtar do të vij gjenialiteti i Leonardo Da Vinçit përmes 17 veprave të artit të riprodhuara. Kamera e ABC News  sjell  momentet e instalimit të ekspozitës. Inxhinieri  Luca Gismondi  thotë se spektatori mund të shijojë krijimet më të rëndësishme që gjenden në 11 muzetë e botës. 

Misteri dhe buzëqeshja e Mona Lizës , motivet religjose të darkës së fundit,  gjenialiteti dhe provokimi, janë pjesë e pa ndashme e mjeshtrit të rilindjes, Leonardo Da Vinçi të cilën na e ka lënë pas me veprat e tij artistike  të cilat për herë të parë bëhen bashkë në një prezantim edhe në Tiranë pas rrugëtimit në muzetë me të rëndësishëm në botë na shpjegon inxhinieri Luca Gismondi, i cili po kuron ekspozitën në muzeun historik kombëtar

Këto riprodhime janë besnike të formatit origjinal të forcës dhe intensitetit të ngjyrës përmes metodave më të fundit”, shpjegon specialisti.

Vështirësia e ekspozitave të tilla është vendndodhja e veprave në gjithë botën. Pasi çdo punë është realizuar mbi origjinalen.

Vizitori sipas specialistit shijon veprën duke u njohur me çdo detaj të krijuar nga Da Vinçi.

Vizitori krahas bukurisë së veprës, mund të perceptojë edhe mesazhet e forta njerëzore.

Më herët në Milano në kujtim të 500 vjetorit të ndarjes nga jeta të Leonardo Da Vinci. Në pallatin mbretëror  u  prezantua ekspozita multimediale “Leonardo, Makina e imagjinatës”.

Shtatë videoinstalimet e realizuara nga Studio Azurro, nga të cilat pesë interaktive, duke krijuar mundësinë për tu futur në brendësinë e botës së gjeniut.

Ekspozita multimediale është e përbërë nga shtatë videoinstalime, nga të cilat pesë interaktive, të cilat përfshijnë spektatorin në një tregim figurash dhe tingujsh, që flasin në gjuhën e Leonardos për kohën që jetojmë aktualisht.

Makineritë e mëdha skenografike, struktura e të cilave frymëzohet nga vizatimet e tij, korrespondojnë me katër seksione: Vëzhgimet mbi natyrën, Qyteti, Peizazhi, Makineritë e paqes, Makineritë e luftës, Tryeza anatomike, Piktura.

Ekspozita në Tiranë do të qëndroj e hapur deri më 10 gusht dhe më pas rrugëton për në Algjeri./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!