Në Francë po përgatiten të gjithë për të pritur Leo Messin. Gjashtë herë fituesi i “Topit të Artë” u largua pas një jetë me Barcelonën dhe do të firmosë me PSG-në.
Le Parisien është hapur me foton e Leo Messit me fanellën e Argjentinës, teksa shkruan shkurt dhe qartë: “Messi në Paris, po“.
La une du journal du samedi 07 août https://t.co/0b7FCe2C1c pic.twitter.com/azFUYBOOyF
— Le Parisien | la une (@leparisien_une) August 7, 2021
E përditshmja francez thekson se agjentët e yllit 34-vjeçar po negociojnë me drejtuesit e PSG-së, dhe palët janë afër akordit.
Le Parisien shprehet se marrëveshja finale dhe zyrtarizimi i Messit te PSG do të ndodhë ditën e nesërme. /abcnews.al