“Leo Messi nuk e mbajti premtimin, më mashtroi në fund të ndeshjes”

schedule18:28 - 9 Dhjetor, 2020

schedule 18:28 - 9 Dhjetor, 2020

Barcelona humbi 2-1 në fundjavë përballë Cadiz në kampionat. Alberto Perea, sulmuesi i ekipit vendas, ka zbuluar një prapaskenë në lidhje me Leo Messin në prononcimin e dhënë për El Desmarque.

Përpara ndeshjes i kërkova Messit të ndërroja fanellën me të në fund të takimit dhe ai ma premtoi një gjë të tillë. Në fund të ndeshjes iu afrova dhe i kërkova fanellën.

 

Perea dhe Messi gjatë ndeshjes Cadiz-Barcelona

Leo më tha se ia kishte dhënë një tjetër lojtari. Mendoj se nuk ishte aspak e vërtetë, pasi nuk më pa as në sy në momentin që po flisja me të.

Në fund e ndërrova fanellën me Sergio Busquets. E njoh atë dhe mendoj se është një fanellë e bukur për koleksionin tim“, deklaron sulmuesi i Cadiz. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!