Sion zhvilloi një ndeshje miqësore sot ndaj Yverdon dhe takimi u mbyll në barazim 1-1. Ermir Lenjani ishte autori i golit, teksa i dhuroi avantazhin Sionit në minutën e nëntë. Pavarësisht se Yverdon luajti me një lojtar më pak në 15 minutat e fundit, ia doli të barazonte shifrat në minutën e 83-të.
Në fushë zbriti edhe Sokol Cikalleshi. Sulmuesi i kombëtares u aktivizua gjatë gjithë ndeshjes për Akhisaspor në duelin jashtë fushe kundër Adanaspor.
Përballja u mbyll pa gola dhe ekipi i bomberit kavajas siguroi një pikë, që e ngjit në vend të katërt në divizionin e dytë të futbollit turk. Akhisaspor numëron 28 pikë, dy më pak se vendi i dytë që të rikthen në elitë. /abcnews.al
9′ ⚽️ | Ouverture du score par Ermir Lenjani #FCSion #HopSion #SionYS pic.twitter.com/sJBjQnWw3u
— FC Sion (@FCSion) January 18, 2020