12 efektivë të policisë mbetën te lënduar gjatë protestës së organizuar në hyrje të paralamentit. ABC News ju sjell pamjet e lëndimit të punonjëses së skuadrës “Shqiponja” Ina Nuka. Në spitalin e Traumës për vizitë ishin, Ministri i drekretuar Sandër Lleshaj dhe deputeti i PD Klevis Balliu.
Protesta e zhvilluar nga banorët e “Astirit” para Parlamentit u shoqërua me tensione të shumta si edhe me hedhjen e mjeteve piroteknike në drejtim të uniformave blu.
Situata u rëndua më tej kur në spitalin e “Traumës” mbërriti e plagosur në dorë, një efektive e policisë së repartit “Shqiponja”. Pas asaj edhe 11 kolegë të saj u drejtuan për të marrë ndihmën e parë, pasi ishin lënduar gjatë protestës së zhvilluar paraditen e së enjtes. Mjekët pohuan se Ina Nuka, ku humbur dy gishtërinj, pasi ndë drejtim të saj u hodhën kapsolla me lëndë palasëse.
Për të mësuar gjendjen e 24-vjeçares, i pari që mbërri ishte ministri i dekretuar Sandër Lleshaj. Lleshaj pohoi se policia dhe efektivët e lënduar ishin në krye të detyrës, ndësa kërkoi hetim të plotë të ngjarjes.
Sander Lleshaj: “Janë një numër i konsiderueshëm policësh të dëmtuar, të cilët pa asnjë shkak e arsye paguajnë një çmim të pameritur. Dua t’u bëj thirrje qytetarëve të kuptojnë që policia është policia e tyre që mban në uniformë simbolet shqiptare dhe kush vë dorë mbi të, ngre dorë mbi interesin publik të përgjithshëm”.
Edhe deputeti i opozitës Klevis Balliu ishte i pranishëm për të mësuar gjendjen e personave protestues të lënduar.
“Do t’i zgjidhim të gjitha bashkë avash avash. Vetëm me qetësi. Edhe qytetarët duhet ta kuptojnë që juve bëni detyrën dhe ne nuk kemi lidhje me këtë punë. Jam i sigurtë që sovrani do të marrë masat që i takon dhe nëse qeveria nuk njeh ligjet e Kushtetutën le ta provojë të përballet me sovranin”.
Vizita e deputetit të PD u shoqërua me një incident ku ndalua Dorjan Prodotuari për mosbindje të udhërit të policisë.
Prokuroria ka nisur hetimin në lidhje me gjithçka ndodhi përpara ambienteve të selisë së parlamentit. Rrethimi i vendngjarjes u pasua me kqyerje te saj dhe mbledhje të provave, si mbetjet e materialeve të hedhura kundër forcave të rendit. Përveç sekuesrimit të provave në vendngjarje, prokuroria pritet të shqyrtojë dhe pamjet filmike, ku janë të fiksuar përplasja mes protestuesve dhe forcave të policisë. Grupi hetimor më pas i është drejtuar dhe ambienteve të spitalit të traumës ka marrë dëshmitë e uniformave blu, si dhe të protestuesve që mbetën të lëndur gjatë protestës të së enjtes. ABC News ka mësuar se tubimi ka qenë i paligjshëm, pasi organizatorët e saj nuk kanë marrë asnjë leje paraprake pranë organeve kompetente për të protestuar para Kuvendit, ashtu siç parashikohet në ligj.