Një polic është në mesin e të katër arrestuarve nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në rajonin Fier-Berat nën akuzën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.
Bëhet fjalë për Lorenc Gropën, me detyrë Trup Shërbimi i Patrullës së Përgjithshme pranë Komisariatit Fier i akuzuar për prodhim dhe shitje narkotikësh.
Gjatë operacionit, u ushtrua kontroll në banesën e policit ku u gjetën një qese me pluhur të bardhë, në dukje lëndë narkotike e llojit kokainë me peshë rreth 41,25 gr, 2 cigare me lëndë narkotike hashash, 2 peshore për peshimin e lëndës narkotike, një armë zjarri tip TT, një armë zjarri e llojit Karabinë dhe 11 aparate celularë./abcnews.al