Lele Adani: Merrni Asllanin dhe do e kuptoni ç’goditje do bëni! Si nuk e pa Italia

schedule18:38 - 10 Maj, 2022

schedule 18:38 - 10 Maj, 2022

Lele Adani nuk i ndal elozhet për Kristjan Asllanin. Ish-lojtari i Interit ka folur në “Bobo TV” në Tëitch për mesfushorin e Empolit, i cili është edhe pjesë e kombëtares shqiptare tani.

“E kam thënë që Asllani është lojtari i ri më i mirë i kampionatit. Kush do ta marrë, nuk e di çfarë goditje do të bëjë, do ta kuptojë me kalimin e kohës”.

“Unë pastaj pyes veten: Ky djalë jeton dy hapa larg Empolit që nga mosha 2-vjeçare. Si është e mundur që federata italiane nuk i ka parë cilësitë e tij dhe federata shqiptare po? Kush e merr përgjegjësinë?”, ka shtuar Adani. / abcnews.al