Lëkundje tërmeti janë ndjerë mesditën e kësaj të shtune në vendin tonë, në zonën e Hamallajt në Durrës.
Lëkundjet sizmike sipas të dhënave të para të ECMS, kanë pasur një magnitudë 3.8 i shkallës Richter në Detin Adriatik.
Burime për Abc News bëjnë me dije se lëkundjet e tërmetit janë ndjerë dhe në Fushë Krujë.
Ndërkohë vendi ynë prej muajsh ndodhet nën ndikimin e lëkundjeve sizmike, që nga tërmeti më i fundit i 26 nëntorit ku për shkak të lëkundjeve të forta patëm humbje jete dhe dëme të mëdha materiale kryesisht në Durrës dhe në Thumanë. /abcnews.al