Lëkundje të lehta tërmeti janë regjistruar mëngjesin e kësaj të mërkure në qarkun e Shkodrës
Sipas të dhënave nga Instituti i Gjeoshkencave magnituda e tërmetit ka qenë 3.5 e shkallës Richter.
Epiqendra ka qenë Gryk Derdhje Lumi Buna, ndërsa thellësia e lëkundjeve ishte 5 kilometër.
Ndërkohë prej muajsh vatrat e tërmetit në vendin tonë vijojnë të jenë aktive. Tërmeti i fundit që ishte fatal ishte ai i 26 nëntorit që shkaktoi viktima dhe dëme të shbumta materiale në kryesisht Durrës dhe në Thumanë./abcnews.al