Lëkundje tërmeti në vend, ku ishte epiqendra

schedule18:41 - 21 Maj, 2020

schedule 18:41 - 21 Maj, 2020

Lëkundje tërmeti janë regjistruar pak minuta më parë në vend. Mësohet se tërmeti  ishte me magnitudë 3.0 i shkallës Rihter, me epiqendër në veri të Durrësit.

Nga të dhënat e para tërmeti ka pasur një thellësi prej 10 km.Lëkundjet e lehta janë ndjerë edhe në zonat përreth.

Durrësi ishte një nga zonat më të goditura të tërmetit të 26 nëntorit, i cili shënoi edhe viktima.

Ndërkohë, mbrëmë gjatë natës është regjistruar një tërmet 5.8 i shkallës Rihter në detin Mesdhe.

Tërmeti kishte thellësi 10 kilometra, ndërkohë lëkundjet e tërmetit janë ndjerë në Greqi, Shqipëri, Kosovë dhe Itali. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!