Lëkundje tërmeti në Tiranë dhe Durrës

schedule22:30 - 1 Qershor, 2020

schedule 22:30 - 1 Qershor, 2020

Lëkundje tërmeti janë regjistruar mbrëmjen e sotme. Tërmeti me magnitudë 3.4 të shkallës Rihter, e ka pasur epiqendrën në detin Adriatik, në Lalëz.

Lëkundjet janë ndjerë në Tiranë dhe Durrës. Instituti i Gjeoshkencave bën të ditur se tërmeti ka pasur një thellësi prej 46 kilometrash.

Lëkundjet vijojnë të shkaktojnë ende panik te qytetarët, pas tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit të vitit të kaluar, i cili shkaktoi dëme të mëdha dhe humbje njerëzore. /abcnews.al