Lëkundje tërmeti në Greqi, ja ku ishte epiqendra

schedule09:26 - 3 Gusht, 2023

schedule 09:26 - 3 Gusht, 2023

Një tërmet me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter ka goditur mëngjesin e kësaj të enjtje Kretën.

Epiqendra ka qenë në zonën detare 32 kilometra në jug-juglindje të komunitetit Goudouras (Lassithi, Kreta lindore ), sipas të dhënave nga sizmografët e Institutit Gjeodinamik të Observatorit Kombëtar të Athinës.

Sipas mediave greke, deri më tani nuk ka raportime për të lënduar apo për dëme materiale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!