Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Lëkundje të forta tërmeti, qytetarët dalin të alarmuar në rrugët e qytetit lindor të Turqisë

schedule17:18 - 9 Prill, 2022

schedule 17:18 - 9 Prill, 2022

Një tërmet me magnitudë 5.3 të shkallës Rihter tronditi pak më parë lindjen e Turqisë. L;ëkundjet e forta u ndjenë në zonën e Malatyas, ku momentalisht raportohet vetëm për dëme materiale, ndërsa qytetarët kanë dalë në rrugë të trembur.

Lëkundjet janë ndjerë të forta pasi tërmeti pati një thellësi të ulët, vetëm 7 kilometra.

Prefekti i Malatyas njoftoi se momentalisht nuk kanë të dhëna për viktima apo dëmtime në njerëz, ndërsa kërkoi nga banorët e zonës që të rrinë jashtë gjatë orëve në vijim.

Turqia goditet shpesh nga tërmetet pasi përmes saj kalojnë dy çarje tektonike, të cilat për shkak të tensionit mes tyre shkaktojnë shpesh lëkundje. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!