Lëkundje të forta tërmeti në Turqi, sa ishte magnituda

schedule21:05 - 10 Gusht, 2023

schedule 21:05 - 10 Gusht, 2023

Lëkundje të forta tërmeti në Turqi. Mësohet se magnituda e tërmetit që goditi Turqinë Lindore ishte 5.3 ballë, tha Qendra Evropiane Sizmologjike Mesdhetare. Tërmeti ishte në një thellësi prej 11 km.

Epiqendra ndodhet 10 kilometra në jugperëndim të qytetit të Malatyas. Shumë banorë kanë dalë nga shtëpitë e tyre nëpër rrugë dhe sheshe.

Guvernatori i Malatyas, Hulusi Sahin tha për rrjetin NTV se kishte raportime për të lënduar, pasi disa banorë u hodhën nga ballkonet e shtëpive të tyre në panik./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!