Lëkundje të forta tërmeti në Tiranë

schedule17:23 - 8 Qershor, 2020

schedule 17:23 - 8 Qershor, 2020

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në orën 17:21 të pasdites të së hënës, në Tiranë, Durrës dhe zonat përreth.

Epiqendra e tërmetit ishte në Detin Adriatik me thellësi 2 km.

Sipas informacioneve paraprake nga IGJEUM, lekundjet kanë qenë me magnitude 4.3 të shkallës rihter me epiqendër në Gjirin e Lalzit.

Edhe gjatë natës ka pasur goditje tërmeti në Zonën e Tiranës dhe Durrësit.

Goditja më e fortë ndodhi në orën 01:52, me madhësi 3.2 të shkallës Rihter.

Epiqendra e tërmetit ishte 28 kilometra në perëndim të Tiranës dhe 9 kilometra në jug-perëndim të Mamurrasit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!