Lëkundje të forta tërmeti godasin ishullin në Greqi

schedule18:35 - 18 Shtator, 2020

schedule 18:35 - 18 Shtator, 2020

Një tërmet me magnitutë 5.7 të shkallës Rihter ka goditur ishullin e Kretës pasditen e së premtes. Sipas qendrës Sizmologjike Europiane-Mesdhetare, vatra e tërmetit ishte 60 km nën sipërfaqen e tokës.

Si pasojë e lëkundjeve, ende nuk është e qartë nëse ka rrezik për ndonjë cunami të mundshëm. Ende nuk dihet nëse ka pasur dëme materiale apo në njerëz. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!