Një tërmet me magnitudë 5.8 i shkallës Rihter është regjistruar në Greqi ditën e sotme. Sipas mediave vendase lëkundjet u regjistruan në jug të ishujve Rodos dhe Karpathos, në Egjeun Juglindor të enjten.
Epiqendra e tërmetit ishte në det, 74 kilometra në juglindje të Karpathos, ndërsa thellësia e tij ishte pak më shumë se 10 kilometra.
Nga lëkundjet nuk u raportuan dëme. I njëjti rajon u godit nga një dridhje me madhësi 5.1 në 3.28 më herët ditën e sotme./abcnews.al