Një tërmet është regjistruar mbrëmjen e kaluar në Napoli, duke bërë që shumë njerëz në panik ta kalojnë natën jashtë. Lëkundja me magnitudë 4.0 Rihter, sipas Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, u lokalizua në zonën Pisciarelli, në një thellësi 2.6 km.
Tërmeti është ndjerë i fortë dhe në disa zona të tjera për shkak se ndodhi shumë pranë sipërfaqes së tokës. Dëme të vogla u raportuan nga banorët, ndërkohë që policia dhe ekipet e emergjencës dolën në terren për të ndihmuar personat që kaluan natën jashtë.
Si registrano danni a #Napoli dopo la scossa di #terremoto magnitudo 4.0 che si è registrata questa sera ai Campi Flegrei
Ad Agnano, quartiere occidentale di Napoli, crolli di calcinacci e intonaco sulle auto in sosta in strada pic.twitter.com/4Hg14LkD67
— Fanpage.it (@fanpage) October 2, 2023
/abcnews.al