Një takim ekskluziv me shumë rrëfime e të pathëna ishte ky i sotmi në programin ‘Abc e pasdites’ të moderatorit Ermal Peçi.
Koncerti që mbajtën fundjavën që kaloi ishte kryefjala e bisedës e cila vijoi edhe me situatën e vështirë që po kalojnë artistët nga pandemia. 3 muskutjerët thanë se edhe pse në kushte të reja koncerti zgjati përtej parashikimit nga dashuria e madhe që marrin nga publiku.
Pyetur nga Ermali rreth deklaratave publike se ata duhet të përshaten me profesione të reja, tani që muzika është e ndaluar Sandër Gjoka tha:
‘Unë mund të ndihmoja dikë të moshës së tretë, e kemi bërë dikur, punë vullnetare…’ teksa të tre pohuan se këto janë deklarata marrëzie dhe çmenduri.
Ndërkohë Eltoni shtroi problemin e mos mbështetjes financiare, duke nënvizuar se artistët duhen bërë bashkë.
‘Njerëzit thonë hë më mo, se ky ka lekë. Unë si kam vjedhur. Është krijimtaria ime, por edhe shpenzoj më tepër. Mos harro që ka artistë që kanë shtëpi edhe me kredi’– tha Sandër Gjoka.
Mos humbisni intervistën ekskluzive në Youtube.