Lekë Tasi flet për 15 vitet e internimit në Grabian: Njerëzit që më kanë spiunuar nuk i përfill

schedule10:47 - 20 Dhjetor, 2023

schedule 10:47 - 20 Dhjetor, 2023

Gjatë rrëfimit në emisionin “Pas Mesnate”, piktori dhe shkrimtari i njohur, Lekë Tasi u ndal dhe te 15 vitet e internimit në Grabian. Ai ka thënë se nuk donte të mbante mëri me ata që kanë spiunuar, pasi kanë qene të detyruar.

Leka ka zbuluar se kur është përballur me ta pas kaq shumë vitesh, justifikimi i përdorur është koha.

 “Kur kam vajtur në Grabian, jam kënaqur që jeta ishte ripërtërirë. Ndërtime shtëpish, njerëzit kishin pronat e tyre. Nuk doja që të mbaja mëri me ta, sepse dhe ata kanë qene të detyruar, dikush më i shtrënguar, ndërsa dikush më me vullnet, por e bënin rolin e tyre. Por ka pasur nga ata që më flisnin sheshit dhe nuk pyesnin. Domethënë jeta është një pjesë teatrale, ku secili luan rolin që e ka në gen. Njerëzit që më kanë spiunuar nuk i përfill. Nuk jam përballuar me asnjërin prej tyre, sepse ata e kuptojnë dhe thërresin nga larg “Kështu ka qene koha”, u shpreh Tasi, i cili tregoi gjithashtu që në atë periudhë ka realizuar shumë piktura, që i mbante të fshehura./abcnews.al