Lejuan të kalonte 2.5 ton kanabis në portin e Durrësit, burg 6 doganierëve

schedule12:26 - 6 Mars, 2019

schedule 12:26 - 6 Mars, 2019

Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Renda dha sot vendimin për 8 të pandehurit e akuzuar për trafikimin e 2.5 ton drogë nga porti i Durrësit drejt Ankonës. Aurel Lazaj nga 16 vite burg u dënua me vetëm 2 vite, me statusin dëshmitar i mbrojtur i drejtësisë.

Gjashtë persona u shpallën fajtorë duke u dënuar nga gjykata e Krimeve të Rënda, pasi lejuan trafikimin e 2.5 ton kanabis në portin e Durrësit në dhjetor 2017.

Ky është momenti kur gjyqtarja Irena Gjoka jep vendimet për të pandehurit.

Aurel Lazaj u dënua me 2 vite burg, aq sa kishte kërkuar edhe prokuroria, pasi bashkëpunoi me drejtësinë. Ishte pikërisht Lazaj ai sqaroi gjithë mekanizimin e trafikut, personat e përfshirë në të si edhe ndihmën e zyrtarëve të policisë apo doganës për këtë trafik droge. Euron Hoti, u dënua me 15 vite burg. Sipas hetimit, rezultoi se Hoti ishte pritësi i drogës në Gjermani. Malton Lleshi, u dënua me 13 vite burg. Ndërkohë për të dy këta të pandehur, prokurori Dritan Prençi kishte kërkuar nga 13 vjet burg. Ish-punonjësit e policisë kufitare Gëzim Dervishi, Agron Kapllani dhe ish doganieri Mikail Lila, të akuzuar për “shpërdorim detyre”, u dënuan me nga 2 vite burg. Të gjithë dënimit të panedurit do ta kryejnë në brugjet e sigurisë së zakonshme theksoi relatorja e cështjes Gjoka. Ndërsa ish-doganieri Altin Katundi u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Sipas prokurorisë, kamioni me 2.5 tonë kanabis, qe kaloi nga porti i Durrësit me destinacion Gjermaninë, u bllokua në Ankona nga policia italiane.

Në listën e pasagjerëve, figuronte si shofer i kamioni të nisur nga Durrësi, Demo Progonati, 46-vjeçari, i arrestuar 6 ditë pas sekuestrimit të drogës, në 15 janar. Pas arrestimit të Progonatit dhe nisjes së hetimeve erdhën edhe një varg arrestimesh duke krijuar një furtunë në doganën e Durrësit. Progonati, ndërroi jetë në spitalin e burgut, i cili vuante nga një sëmundje e rëndë.

/abcnews.al