Kultivimi i kanabisit, pezullohen nga detyra shefi i rendit dhe 9 efektivë të policisë

schedule17:10 - 19 Dhjetor, 2019

schedule 17:10 - 19 Dhjetor, 2019

Dhjetë punonjës të policisë së Elbasanit dhe të Librazhdit u pezulluan nga detyra për shpërdorim detyre. Mes të pezulluarve është edhe Bedri Hysenaj me detyrë shef Komisariati, i cili bashkë me 9 vartësit e tij akuzohet se lejoi kultivimin e kanabisit në disa zona të Librazhdit.

10 efektivët e policisë u pezulluan nga detyra me vendim gjykate njofton Ministria e Brendshme, pasi kanë “shpërdëruar detyrën”, ku në territorin që ishte në monitorim të Bedri Hysenaj.

“ABC News” publikoi gjatë muajti shtator materiale konfindencile të siguruara nga Komisariati i Elbasanit se në  njësinë Administrative Orenjë, policia asgjesoi më shumë se 3000 bimë kanabis sativa.

Shefi i Komisariatit Bedri Hasanaj, shefi i Rendit në Librazhd Leonidh Zaimi dhe Adriatik Huti, shef i Qarkullimit rrugore në Drejtorinë e Elbasanit, si drejtues nuk kanë zbatuar planin e masave për të parandaluar kultivimin e lëndëve narkotike në qarkun e Elbasanit. Mësohet se pjesa tjetër e efektivëve të pezulluar janë isnpektor zone.

Në verën e 2019 ka pasur një rritje të lehtë të kultivimit të lëndëve narkotike krahasuar me të njëjtën përiudhë të një viti më parë.

Librazhdi ka kryesur në mbelljen e kanabisit. Pas tij, vijnë Erseka, Kukësi, Malësia e Krujës dhe rrethi i Gjirokastrës.

Lidhur me aksionet antikanabis, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave ka nisur hetimet edhe për punonjësit e pyjeve dhe administratorët dhe kryetarët e fshatrave përreth. Ndërkohë problem mbetet identifikimi i autorëve kur bimët narkotike mbillen në pronat publike./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!