Leipzig thyen Werderin e Rashicës, Leverkusen ia del në frymën e fundit

schedule17:29 - 15 Shkurt, 2020

schedule 17:29 - 15 Shkurt, 2020

Janë mbyllur takimet e Bundesligës gjermane, me një numër shumë të madh golash dhe me rezultate surprizë. Bayer Leverkusen ia ka dalë të triumfojë vetëm në sekondat e fundit takimin kundër Union Berlin, me rezultatin 2-3.

Ishte Karim Bellarabi ai që i dha fitoren “Aspirinave” në Berlin. Leipzig nuk e ka pasur aspak të vështirë të mposht Werder Bremenin e Milot Rashicës, me rezultatin 3-0. Kloosterman, Schick dhe Mukiele shënuan për djemtë e Nagelsmann.

Ausburg dhe Freiburg janë ndarë në barazim 1-1, ndërsa Wolfsburg triumfoi 2-3 në transfertë kundër Hoffenhaim. Hertha Berlin mori tri pikë të arta në transfertë kundër Paderborn, pas fitores 1-2./abcnews.al

 

Rezultatet në Bundesliga

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!