Leipzig gjen zëvendësuesin e Nkunku, “demat” pranë nënshkrimit me “bomberin” belg

schedule16:59 - 5 Qershor, 2023

schedule 16:59 - 5 Qershor, 2023

Pas 4 sezonesh fantastike me fanellën e “demave” të RB Leipzig, “fantazisti” francez, Christopher Nkunku i dha “lamtumirën” gjermanve pas viti ku përveç se i dhuroi atyre trofeun e DFB Pokal, arriti të shënojë plot 23 gola e të dhurojë 7 asistime në 36 paraqitjet e zhvilluara.

Tashmë bordi i Leipzig po kërkon për një zëvendësues të francezit dhe tekniku Marco Rose ka kërkuar “bomberin” bleg të francezëve të Lens, Lois Openda, i cili sipas gjermanit do ta “mbushë” në mënyrë perfekte boshllëkun e Nkunku.

Sipas raportimeve më të fundit nga mediat gjermane, 23-vjeçari bleg ka arritur një marrëveshje verbale me klubin gjerman, me këta të fundit që duhet të derdhin në arkat e Lens plot 30 milionë euro, për t’i “rrëmbyer” sulmuesin që ka arritur rë regjistrojë 21 gola e 4 asistime në 42 paraqitjet e zhvilluara këtë sezon. /i.m /abcnews.al