Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj tre kompani të akuzuara se synojnë të lehtësojnë shitjet e armëve midis Koresë së Veriut dhe Rusisë, pavarësisht kufizimeve të Uashingtonit, tha Departamenti i Thesarit i SHBA-së.
Të tre entitetet janë të lidhura me një shtetas sllovak, Asot Mkrticev, i cili ka qenë i sanksionuar nga Departamenti i Shtetit të SHBA që nga marsi për lejimin e shitjeve të armëve midis Phenianit dhe Moskës, tha Departamenti i Thesarit të mërkurën, një vit e gjysmë pas pushtimit rus.
Kompanitë e shënjestruara nga sanksionet janë Versor, Verus dhe Defense Engineering.
/abcnews.al