Ministria e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu me anë të një postimi në llogarinë e saj në Facebook ka rikujtuar edhe një herë se cilat janë masat lehtësuese që hynë në fuqi duke nisur nga dita e sotme.
Bashkë me një foto ku ilustron lehtësimin e masave, Manastirliu shkruan:
“? Nga dita e sotme, zgjerohet fasha orare dhe hapen një seri aktivitetesh dhe shërbimesh për qytetarët, por kërkohet më shumë vigjilencë për respektimin e rregullave, për të mbrojtur veten dhe të tjerët ?#COVID19?”