Në 24 orët e fundit është ulur numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në Itali. Të martën janë regjistruar 5 viktima më pak, krahasuar me një ditë më parë.
Gjithsesi, nga ana tjetër, është rritur numri i rasteve të reja me Covid-19 pasi ditën e sotme janë regjistruar 658 të prekur më shumë krahasuar me një ditë më parë.
Pra numri i të infektuarve brenda 1 dite ishte 744 ndërsa bilanci kombëtar rritet në 221,216. Në 24 orë, 172 pacientë humbën jetën nga COVID-19 në vendin fqinj, ndërsa numri total i viktimave shkon në 30,911.
Që nga nisja e epidemisë dhe deri më tani, në vend janë shëruar 109, 039 pacientë nga koronavirusi.
Kujtojmë këtu që Italia ndodhet në “fazën dy” të planit për menaxhimin e krizës së koronavirusit që parashikon lehtësim të masave. /abcnews.al/

