Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Lehtësi në lëvizje, hiqet kontrolli kufitar mes Shqipërisë dhe Kosovës për sezonin turistik

schedule09:55 - 1 Maj, 2026

schedule 09:55 - 1 Maj, 2026

Në të gjitha pikat e përbashkëta të kalimit kufitar mes Shqipërisë dhe Kosovës është riaktivizuar protokolli i lehtësuar për kalimin e kufirit pa kontrolle për të gjitha automjetet me targa të Shqipërisë dhe Kosovës.

Ky protokoll, i cili ka hyrë në fuqi ditën e sotme, më datën 1 maj, do të jetë aktiv deri më 30 shtator, çka përkon me sezonin turistik të verës.

Vjen në vazhdën e marrëveshjeve ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Kosovës, për të shmangur radhët e gjata dhe qëndrimet e panevojshme në kufi në një sezon të ngarkuar me fluks të lartë lëvizjeje.



Sipas protokollit, procedura e lehtësuar e kalimit të kufirit pa kontrolle është e vlefshme për 9 muaj gjatë vitit, por e ndarë në dy sezone: ai i verës (1 maj – 30 shtator) dhe sezoni i dimrit (1 nëntor – 28 shkurt).

Dita e sotme, e cila përkon edhe me ditë pushimi, nisi me fluks të lartë qytetarësh dhe mjetesh në pikën kufitare të Morinit.

Më të shumtë në numër janë qytetarët e Kosovës që udhëtojnë drejt qyteteve të ndryshme në Shqipëri për të kaluar fundjavën.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!