Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Legjislatura e re/ Petro Koçi: S’kemi asnjë indikator që tregon se opozita do ketë qasje konstruktive

schedule18:45 - 9 Shtator, 2025

schedule 18:45 - 9 Shtator, 2025

TIRANË– Pas pak ditësh Kuvendi i Shqipërisë do të rikthehet sërish në punë. Petro Koçi nga Partia Socialiste analizoi pritshmëritë e legjislaturës së re parlamentare, e cila pritet të fillojë më 12 shtator, një ditë pas prezantimit të kabinetit të ri nga kryesocialisti Edi Rama.

Ai theksoi se nga radhët e opozitës nuk shquhet asnjë shenjë, që do aplikojë qasje konstruktive dhe institucionale.

Sipas tij, opozita, dhe në veçanti Partia Demokratike, ka nevojë për drejtim të ri dhe një reformim të thellë duke mos i lënë hapësirë rrymës berishiste.

“Nuk kemi asnjë indikator që opozita të ketë një qasje konstruktive, sepse aty sundon fryma e Sali Berishës. Nuk shoh asnjë përpjekje, ide, që lidhet me rregullimin e imazhit dhe lidershipit në atë parti, gjë që do ishte shumë e rëndësishme. Ajo është një opozitë që ka nevojë për t’u reformuar dhe ndryshuar.

Nuk shohim ndonjë zë apo ide të re. Ecuria e opozitës dhe e Berishës që para zgjedhjeve dhe deri tani ka qenë e parashikuar. Ata nuk mund të arrijë deri aty se nuk do pranojnë mandatin.

Nuk janë kaq idealistë. Ai kishte si qëllim që të formonte një grup parlamentar. Po bëri një analizë mbi humbjen e zgjedhjeve, sepse po ndodhi kjo, ai duhet të largohet nga drejtimi i partisë. Nga Berisha do presim vetëm berishizëm”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!