Kanë mbetur edhe pak javë drejt fillimit të Kampionatit Europian, i cili këtë verë do të zhvillohet në Gjermani.
Për herë të dytë në histori në një Europian do të marrë pjesë edhe Kombëtarja e Shqipërisë.
Tashmë kanë filluar të parashikohet se kush e kalon grupin e kush në fund shpallet kampion.
Një parashikim sa i përket këtij kampionati e ka dhënë edhe legjenda e futbollit anglez, Jamie Carragher.
Sipas tij, Shqipëria do të përfundojë e fundit në grupin e saj B. Ai mendon se nga ky grup do të kualifikohet Spanja dhe Kroacia.
Sa i takon finales, sipas Carragher, atje do të shkojnë Gjermania dhe Franca, me këtë të fundit që sipas tij do të shpallet kampion i Europës për vitin 2024.
Pra nga 14 qershori e deri më 14 korrik sytë e të gjithëve do të jenë të kthyer nga Europiani i Gjermanisë./ h.ll/abcnews.al